Aktorit Morgan Freeman i ndalohet hyrja në Rusi

Aktori Morgan Freeman është një nga afro njëmijë shtetasit amerikanë që janë goditur me sanksione ruse, duke përfshirë ndalimin e hyrjes në Rusi.

Lista e plotë e emrave u publikua nga Ministria e Jashtme ruse të shtunën, dhe përfshin presidentin Biden dhe sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

“Aktori i famshëm regjistroi një video adresë në vitin 2017 duke akuzuar Rusinë për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe duke bërë thirrje për luftë kundër vendit tonë”, shpjegoi Ministria e Jashtme e Rusisë.

Bëhet fjalë për paraqitjen e Freeman në një video që akuzonte Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të ShBA-së të vitit 2016, të cilat i fitoi Donald Trump.

Janë 963 shtetas amerikanë në listën e individëve të sanksionuar, duke përfshirë disa politikanë, mjekë, aktivistë dhe gazetarë.

Lajmet Aktorit Morgan Freeman i ndalohet hyrja në Rusi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!