Aplikimi i terapive familjare në Kosovë në rritje (VIDEO)

Gallopeni- Mirëqenia e Familjes është qëllimi kryesor i secilit psikolog klinik

Këtë javë në vendin tonë u shënua Dita Ndërkombëtare e Familjes më 15 maj.

Kjo ditë simbolizon përkrahjen e vlerave dhe rëndësinë e familjës në shoqëri.

Viteve të fundit është rritur vetëdija për të ndjekur terapi familjare nga profesionistët nga fusha e psikologjisë me qëllim që të ruhet mirëqenia  e familjeve përkundër sfidave dhe vështirësive.

Florim Gallopeni psikolog klinik i ftuar në emisionin “Familja Ime” në Rahoveci.info ka theksuar se fatmirësisht aplikimi i terapive familjare është në rritje në shoqërinë kosovare e kjo është diçka shumë e duhur për të pasur një harmoni brenda familjeve.

“Po trajtojmë një temë të familjës të terapisë familjare në një javë ku është shënuar Dita Ndërkombëtare e Familjes më 15 maj dhe kemi dashur këtë javë me ia kushtuar prindërve dhe profesionistëve në mënyrë që me mundësuar që familjet me rrit mirëqenien e funksionimit të tyre”./Klankosova.tv/.

Lajmet Aplikimi i terapive familjare në Kosovë në rritje (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!