Ballkani feston titullin me fitore kundër Gjilanit, Prishtina e siguron mbijetesën

Ballkani e ka mbyllur me fitore edicionin historik në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani, që më herët kishte siguruar titullin e kampionit, fitoi të dielën 2:0 ndaj Gjilanit.
Ndeshja u luajt në Suharekë të dielën dhe i takonte xhiros së fundit (36) të Superligës së Kosovës.
Ballkani e mbyll kampionatin me 76 pikë. Gjilani përfundon në pozitën e tretë me 62 pikë.
Për Ballkanin është titulli i parë në histori.
Rezultatet:
Drita 5:0 Ulpiana
Ballkani 2:0 Gjilani
Feronikeli 2:3 Drenica
KF Llapi 1:2 Prishtina
Malisheva 0:0 Dukagjini
Lajmet Ballkani feston titullin me fitore kundër Gjilanit, Prishtina e siguron mbijetesën >> Rahoveci info.