E lumi Vjosa le të ndotet nga ujërat e zeza ballkanike/ Unë po eci drejt fitoreve historike

E lumi Vjosa le të ndotet nga ujërat e zeza ballkanike/ Unë po eci drejt fitoreve historike
Rahoveci INFO – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Shkruan Gjergj DEDAJ

19 maj 2021-19 maj 2022

Një vitë nga shkarkimi im monstruoz, nga pozita e ambasadorit në Shkup, nga vetë diktatorët e fundit në Europë!

Nga ky shkarkim brutal dhe kriminal i neosmanlinjëve kosovar,u bëra edhe më i fortë,më dinjitoz dhe më i fuqishëm!
E lumi Vjosa le të ndotet, po ndotet nga ujërat e zeza ballkanike, kurse unë po eci drejt fitoreve historike!

Betejat nuk e përcaktojnë fitoren e luftës, por rezistenca, mosdorëzimi, sakrifica,vetëflijimi dhe besimi në fitore! Ne vitin 2023 çdo gjë do jetë ndryshe në Kosovë, do të pastrohet lumi Vjosa dhe Drini, Kosova do të antarsohet në Këshillin e Europës dhe liberal demokratët do vinë në pushtet, për të ia kthyer besimin shtetndërtimit të Kosovës dhe integrimit euroatlantik!
E dij se këto çfarë them duken të pabesueshme,por do bindeni se këto do të ndodhin!

Kosovë ti je gjaku dhe loti ynë i shtrenjtë,për ty vlenë çdo sakrifice dhe çdo vetëflijim, për t’a kthyer shpresën dhe dinjitetin e nëpërkëmbur! GjD

Lajmet E lumi Vjosa le të ndotet nga ujërat e zeza ballkanike/ Unë po eci drejt fitoreve historike >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Rahoveci INFO

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!