Kurti dhe Latifi takohen me shqiptarët e federatës “Vatra”

Kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, dhe zëvendësministrja e Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, kanë vizituar Federatën Pan-Shqiptare “VATRA”, Shoqatën humanitare “Peja”, shkollën shqipe “Alba Life”, në New Jork, si dhe ka bërë homazhe edhe te varri i tre dëshmorëve, vëllezërve Bytyqi.

Në vizitën e përbashkët në Federatën Pan-Shqiptare “VATRA”, Latifi, që është edhe anëtar i saj, veçoi 110-vjetorin e themelimit të Vatrës mbarëshqiptare e paraprirë nga “Dielli” e “Kombi”.

Ai tha se VATRA gjithmonë ka qenë dhe është shtylla kryesore e lobimit dhe organizimit të shtet-ndërtimit shqiptar, e cila jehon ende nga arritjet madhështore që janë arritur nga organizimi i aktiviteteve te saj, transmeton KlanKosova.tv.

Lajmet Kurti dhe Latifi takohen me shqiptarët e federatës “Vatra” >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!