Lija e majmunëve, IKSHPK publikon informacione për virusin (VIDEO)

Në botë është përhapur një infeksion i ri. “Lija e majmunëve” është sëmundja që ka mbërritur afër vendeve rreth Kosovës.

Rastet e infektimit me këtë virus tashmë janë shfaqur në Angli, Portugali, Spanjë, Suedi e së fundmi edhe në Itali.

Lidhur me këtë virus edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me disa informacione.

“Lija e majmunëve është zakonisht sëmundje me simptoma të kufizuara që zgjasin nga 2 deri në 4 javë. Mund të ndodhin raste të rënda. Kohët e fundit, raporti i fatalitetit të rasteve ka qenë rreth 3-6%”, thonë në IKSHPK, transmeton Klankosova.tv.

Më poshtë i gjeni informatat rreth këtij infeksioni të publikuara nga IKSHPK:

Disa informacione për lijën e majmunëve:

  • Lija e majmunëve shkaktohet nga virusi i lisë së majmunëve, anëtar i gjinisë Orthopoxvirus në familjen Poxviridae.
  • Lija e majmunëve është sëmundje zoonotike virale që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të pyjeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore dhe herë pas here eksportohet në rajone të tjera.
  • Lija e majmunëve zakonisht shfaqet klinikisht me ethe, skuqje dhe ënjtje të nyjeve limfatike dhe mund të çojë në sërë komplikimesh mjekësore.
  • Lija e majmunëve është zakonisht sëmundje me simptoma të kufizuara që zgjasin nga 2 deri në 4 javë. Mund të ndodhin raste të rënda. Kohët e fundit, raporti i fatalitetit të rasteve ka qenë rreth 3-6%.
  • Lija e majmunit transmetohet te njerëzit nëpërmjet kontaktit të ngushtë me person ose kafshë të infektuar, ose me material të kontaminuar me virusin.
  • Virusi i lisë së majmunit transmetohet nga një person te tjetri nëpërmjet kontaktit të ngushtë me lezione, lëngje trupore, pika të frymëmarrjes dhe materiale të kontaminuara si shtrati.
  • Paraqitja klinike e lisë së majmunëve i ngjan asaj të lisë, një infeksion i lidhur me ortopoksvirusin i cili u shpall i çrrënjosur në mbarë botën në vitin 1980. Lija e majmunëve është më pak ngjitëse se lija dhe shkakton sëmundje më pak të rënda.
  • Vaksinat e përdorura gjatë programit të çrrënjosjes së lisë ofruan gjithashtu mbrojtje kundër lisë së majmunëve. Janë zhvilluar vaksina më të reja nga të cilat njëra është miratuar për parandalimin e lisë së majmunëve.
  • Një agjent antiviral i zhvilluar për trajtimin e lisë është licencuar gjithashtu për trajtimin e lisë së majmunëve.
Faktet kryesore mbi linë e majmunëve të verifikuara nga OBSh: https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/monkeypox
OpenWHO kursi mbi linë e majmunëve: https://openwho.org/courses/monkeypox-intermediate

Rahoveci.info ka përgatitur edhe një kronikë rreth këtij virusi të rrallë të cilën mund ta gjeni më poshtë:

Lija e majmunëve mund të vijë edhe në Kosovë, por pa rrezik (VIDEO)

 

Lajmet Lija e majmunëve, IKSHPK publikon informacione për virusin (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!