Premiere League zgjedh lojtarin më të mirë të sezonit

Pas ndarjes së çmimit për lojtarin e ri më të mirë të sezonit në Premier Ligë, kjo e fundit ka bërë publike edhe fituesin e çmimit të lojtarit më të mirë të këtij viti.

Bëhet fjalë për yllin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, i cili është votuar si lojtari më i mirë i sezonit 2021/22 në Premier Ligë.

De Bruyne i bashkohet një grupi elitar lojtarësh të cilët e kanë fituar më shumë se një herë çmimin në fjalë duke iu bashkuar Thierry Henryn, Cristiano Ronaldos dhe Nemanja Vidicit.

De Bruyne, i cili e fitoi këtë çmim për herë të fundit në sezonin 2019/20, ka qenë vendimtar për skuadrën e Cityt që kjo e fundit të jetë në garë për të ngritur trofeun e tyre të gjashtë në Premier Ligë.

Ylli belg ka regjistruar plot 15 gola dhe shtatë asistime në vetëm 29 paraqitje këtë sezon.

De Bruyne fiton çmimin pas kombinimit të votave të publikut me ato të 20 kapitenëve të klubit dhe një panel ekspertësh futbolli.

Ai mundi shtatë të nominuarit e tjerë për çmimin në fjalë si Trent Alexander-Arnold, Jarrod Bowen, Joao Cancelo, Bukayo Saka, Mohamed Salah, Son Heung-min dhe James Ward-Prowse. /Rahoveci info/

Lajmet Premiere League zgjedh lojtarin më të mirë të sezonit >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!