Prezantueset në Afganistan detyrohen të mbulojnë fytyrat kur janë në transmetime televizive

Prezantueset dhe reporteret në kanalet televizive në Afganistan u shfaqen me fytyra të mbuluara të dielën, në përputhje me një urdhër të talibanëve.

Një ditë më parë, disa prej tyre kishin kundërshtuar dekretin dhe mbanin fytyrat e tyre të dukshme.

Një prezantuese tha se gratë që punonin në televizion kishin rezistuar, por punëdhënësit e tyre ishin nën presion.

Pas marrjes së pushtetit vitin e kaluar, talibanët kanë vendosur gjithnjë e më shumë kufizime në jetën e grave në javët e fundit.

Të veshura me hixhabe dhe mbulesë që mbulonin fytyrën, gratë prezantuan dhe raportuan në buletinet e lajmeve dhe programe të tjera nëpër kanale të njohura si TOLOnews, Ariana Television, Shamshad TV dhe 1TV.

“Është në rregull që ne jemi myslimanë, ne kemi veshur hixhab, i fshehim flokët, por është shumë e vështirë për një prezantues të mbulojë fytyrën për dy ose tre orë rresht dhe të flasë kështu”, tha prezantuesja e TOLOnews, Farida Sial, përcjell Klankosova.tv

Ajo tha se donte që komuniteti ndërkombëtar të ushtronte presion mbi talibanët për të anuluar dekretin.

“Ata duan të fshijnë gratë nga jeta shoqërore dhe politike”, tha ajo.

Më herët, Ministria e Talebanëve për Parandalimin e Veseve dhe Promovimin e Virtytit urdhëroi që të gjitha gratë duhet të mbajnë një mbulesë fytyre në publik, ose rrezikojnë të dënohen.

Javët e fundit, ata kanë vendosur një sërë kufizimesh në jetën e grave, duke përfshirë caktimin e ditëve të veçanta për to për të vizituar parqet publike dhe duke i ndaluar ato të bëjnë udhëtime më të gjata pa një kujdestar mashkull.

Lajmet Prezantueset në Afganistan detyrohen të mbulojnë fytyrat kur janë në transmetime televizive >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!