Rama intervistë për median italiane: Për mua italianët janë shqiptarë të veshur me Versace

Tre ditë para finales së madhe të “Conference League”, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” mes Romës dhe Feyenoordit të Roterdamit, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere Dello Sport”.

Rama ka folur për finalen e madhe që do të mbahet të mërkurën e 25 majit në Tiranë, teksa ushpreh se ka shpirt italian dhe se gjyshja e tij ka gjak italian.

“Unë kam një shpirt italian, gjyshja ime kishte gjak Venecian, falë saj mësova gjuhën tuaj. Për mua italianët janë shqiptarë të veshur me Versace. Jemi vërtet të ngjashëm në kulturë dhe mentalitet”, ka thënë Rama për prestigjiozen italiane.

Ndër te tjera ai tha se finalja e “Conference League” është një mundësi e madhe për Shqipërinë.

“Për ne është krenari të presim këtë finale. Deri para disa vitesh Kombëtarja jonë nuk mund të luante në Tiranë sepse kishte një stadium të vjetër që nuk përmbushte standardet ndërkombëtare. Tani kryeqyteti po pret për herë të parë një finale evropiane”, është shprehur Rama.

Lajmet Rama intervistë për median italiane: Për mua italianët janë shqiptarë të veshur me Versace >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!