Roma siguron një vend në Ligën e Evropës

Roma ka shënuar fitore si mysafir i Torinos si mysafir me rezultat 3-0 në ndeshjen e fundit për të dy skuadrat në Serie A.

Ndeshja nisi me një rast shumë të mirë të Marash Kumbullës, por Etrit Berisha ia mohoi golin.

Në minutën e 33-të erdhi goli i parë në ndeshje, kur Tammy Abraham arriti të shënojë për 1-0 më një goditje brenda zonës.

Roma fitoi penallti në fundin e pjesës së parë, ku sërish Abraham ishte i saktë për 2-0.

Në pjesën e dytë Torino ishte më aktive, por nuk ia arriti të shënojë edhe përkundër rasteve që i kishte.

Ndeshja u mbyll me golin e shënuar në minutën e 78-të, kur Lorenzo Pellegrini shënoi sërish nga pika e bardhë për të mposhtur Etrit Berishën.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Roma siguroi një pozitë që dërgon në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm./Rahoveci info/

Lajmet Roma siguron një vend në Ligën e Evropës >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!