Mbappe ka një mesazh për tifozët e Real Madridit

Sulmuesi i Paris-Saint-Germain, Kylian Mbappe, është ndalur të flas për lidhjen e tij me Real Madridin, skuadër e cila ishte shumë afër transferimit të tij, por lojtari në fund vendosi që ta vazhdojë kontratën me skuadrën franceze.

Ai së pari ka konfirmuar se Reali bëri maksimumin për t’i siguruar shërbimet e tij dhe se do ta ketë një telefonatë personale me Florentino Perezin.

“Kam respekt të madh për Real Madridin dhe Florentino Perezin. Ata bënë gjithçka për mua dhe provuan të më bëjnë të lumtur, kjo është arsyeja pse do ta telefonoj personalisht, kemi marrëdhënie të afërt. Unë vendosa për të mirën time dhe mendoj se mora vendimin më të duhur”, tha Mbappe.

Tifozët e Realit ishin të bindur se Mbappe do ta bënte dyshen e sulmit së bashku me Karim Benzeman, por mbetën të zhgënjyer dhe Mbappe ka dërguar një mesazh në drejtim të tyre.

“Iu them falemnderit që gjithmonë më kanë konsideruar si njërin prej tyre. Ua kuptojë zhgënjimin dhe shpresoj që edhe ata të më kuptojnë mua. Thjesht vendosa të qëndrojë në vendin tim”, theksoi Mbappe.

Kontrata e re e Kylian Mbappes me PSG-në skadon në vitin 2025./Rahoveci info/

Lajmet Mbappe ka një mesazh për tifozët e Real Madridit >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!