Aksident në afërsi të Kaçanikut: Pesë të lënduar, njëri prej tyre pjesëtar i KFOR-it

Pesë persona janë lënduar, në mesin e tyre edhe një ushtar i KFOR-it, në një aksident trafiku, në afërsi të Kaçanikut.
Siç bëhet e ditur, ngjarja ndodhi kur një automjet i KFOR-it dhe një veturë private, janë përplasur mes vete, përcjell klankosova.tv.
Të gjithë të përfshirët në aksident, kanë pranuar trajtimin mjekësor para se të transportoheshin në spital.
Policia Ushtarake Ndërkombëtare e KFOR-it në bashkëpunim me autoritetet vendore e ndërkombëtare, është duke hetuar shkakun e aksidentit.
Lajmet Aksident në afërsi të Kaçanikut: Pesë të lënduar, njëri prej tyre pjesëtar i KFOR-it >> Rahoveci.info.