Dekorohet Hyland, amerikani që, falë Fan Nolit, njoftoi Clintonin me Kosovën (VIDEO)

Christopher Hayland, të martën, u dekorua nga presidentja Vjosa Osmani me “Urdhrin Dr. Ibrahim Rugova”.

Amerikani ishte i pari që i foli Bill Clintonit për Kosovën.

Në fushatën e parë, ku ai synonte të bëhej president i Amerikës, Hayland që ishte zëvendësdrejtor politik kombëtar i asaj fushate ia paraqiti çështjen e Kosovës.

Kështu, Clinton më pas do të përfshinte në fjalimet e tij situatën në vendin e vogël ballkanik.

Në një intervistë me Klan Kosovën, amerikani tha se për herë të parë kishte dëgjuar rreth Kosovës nga Fan Noli. Në atë kohë, pak njerëz ishin në dijeni për shqiptarët.

Lajmet Dekorohet Hyland, amerikani që, falë Fan Nolit, njoftoi Clintonin me Kosovën (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!