Eksperti i kibernetikës: I palogjikshëm trajtimi i alarmit të dytë për bombë, njëjtë si herën e parë (VIDEO)

Eksperti i sigurisë kibernetike, Mentor Hoxha, ka thënë se alarmi i sotëm për bombë në rektorat, nuk do të duhej të trajtohej njëjtë si herën e parë.

Ai tha se nuk do të duhej prapë të aktivizoheshin ekipet e deminimit, duke qenë se herën e parë alarmi ka rezultuar i rrejshëm.

“Në rastin tonë në rektorat tanimë ka qenë një alarm i rrejshëm dhe alarmi i dytë të procedohet në të njëjtën mënyrë kjo do të thotë që ne s’kemi mësuar asgjë nga hera e parë… Që të shkohet me ekipet e deminimit dhe të vërtetohet nëse s’ka ndonjë rrezik për bombë, kjo ka qenë e logjikshme herën e parë por jo edhe të dytën”, ka thënë Hoxha në Info Magazinë.

Sipas tij, e gjithë kjo do të duhet të trajtohet nga siguria kibernetike.

“Realisht nuk kemi të bëjmë me një sulm real të rrezikut me bombë, por me një sulm hibrid dhe trajtimi duhet të jetë kibernetik”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ky ka qenë një test për të parë se sa Kosova është e aftë të menaxhojë një situatë të tillë.

“Kosova me reagimin e saj të ngathët dhe joprofesional, rrezikon të pranojë, teorikisht, nesër me qindra emaila kërcënues që do të bllokonin jetën institucionale dhe jetën normale të njerëzve.. Kjo realisht nuk është sulm, por është testim i sistemit të sigurisë kibernetike, që sa jemi të aftë të reagojmë dhe menaxhojmë një situatë të tillë”, ka thënë ai.

Lajmet Eksperti i kibernetikës: I palogjikshëm trajtimi i alarmit të dytë për bombë, njëjtë si herën e parë (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!