Kampioni ka emër, quhet (jo Inter) AC MILAN

Milani shpallet kampion i Serie A për të 19 herë në histori.

Rosonerët siguruan vendin e parë në tabelë pasi mposhtën Sassuolon me rezultat 0-3 në “Mapei Stadium” ku shumica e tifozëve ishin Kuq e zi.

Olivier Giroud shënoi dy gola në minutat 17-të dhe 32-të derisa një gol tjetër e shënoi Kessie në minutën e 36-të.

Në të tre golat e shënuar asistues ishte Rafael Leao.

Fitorja e Interit 3-0 ndaj Sampdorias në San Siro doli të jetë e pavlefshme pas fitores së Milanit.

Milani e përfundon sezonin në vendin e parë me 86 pikë, dy pikë më shumë se Interi.

Ky është titulli i 19 i Milanit duke barazuar Interin me tituj të Serie A.

Lajmet Kampioni ka emër, quhet (jo Inter) AC MILAN >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!