Mercedes-Maybach SL Concept

Shefi i dizajnerëve të kompanisë Daimler, Gorden Wagener, ka konfirmuar modelin e ardhshëm të Mercedes-Maybach me një imazh të postuar në Instagram.

Bëhet fjalë për një Mercedes-Maybach SL luksoz i konvertueshëm, i cili fillimisht do të shfaqet në formën e një veture konceptuale.

Postimi i Wagenerit në rrjetet sociale u përcoll me mesazhin: Një vështrim në konceptin Mercedes-Maybach SL – zbulimi i aftësive të ardhshme të markës më ekskluzive të kompanisë sonë. Për klientët që duan një udhëtim të sofistikuar luksoz dhe përvojë dizajni”.

Imazhi zbulon ngjyrën e kuqe të trupit të kombinuar me kapakun e zi, me një emblemë Maybach të stampuar në mënyrë delikate. Elementet bazë të Maybach si maska vertikale, si dhe ylli me tre cepa janë gjithashtu të pranishëm.

Përveç kësaj, edicioni Maybach i EQS SUV është në përgatitje për vitin e ardhshëm.

Këto modele të reja të Maybach janë pjesë e planit të Mercedesit për të rishikuar linjën e tij në një përpjekje për t’u bërë “marka më e vlefshme e makinave luksoze në botë”. Plani është që 75 për qind e investimeve të shkojnë në automjete më të mëdha dhe më të shtrenjta me marzhe fitimi më të larta.

Lajmet Mercedes-Maybach SL Concept >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!