Sërish alarm për bombë në Rektorat, policia rrethon zonën

Sërish ka pasur alarm për bombë në Rektoratin e Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ahmeti tha se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike (email).

“Rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha ajo.

Një alarm i tillë në të njëjtin vend u raportua edhe para një jave, njofton Klankosova.tv.

Lajmet Sërish alarm për bombë në Rektorat, policia rrethon zonën >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!