Ademi në krah të Ceferin dhe zyrtarëve të tjerë të UEFA-s

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi është takuar edhe sot me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe zyrtarë të tjerë të shtëpisë së futbollit evropian të cilët ndodhën në Tiranë për ndeshjen finale mes Romës dhe Feyenoord.

Në këtë takim jo zyrtar, ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis por edhe zyrtarë të lartë të qeverisë së futbollit europian, presidentë federatash etj.

Në postimin e radhës në faqen e tij personale në fb ai shkruan mes tjerash:

“Pak çaste relaksimi në njërën nga kafiteritë e kryeqytetit shqiptar disa orë përpara finales së madhe”.

Postimi i plotë:

Disa orë para finales së Europa Conference League, Roma vs Feyenoord, së bashku me presidentin Aleksander Ceferin dhe zyrtarë tjerë të UEFA-s pak çaste relaksimi në njërën nga kafiteritë e kryeqytetit shqiptar.
A.A.

 

Lajmet Ademi në krah të Ceferin dhe zyrtarëve të tjerë të UEFA-s >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!