Gara: Presim që Serbia të jep informata plotësuese për të pagjeturit

Serbia ka ndërprerë gërmimet në afërsi të Shtavalit në Sijenicë, për të gjetur mbetjet mortore të personave të pagjetur në Kosovë.

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur tha në Info Magazine në Rahoveci.info se rasti i “Shtavalit” mbetet ende i papërfunduar.

Ai theksoi se presin nga Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare që të sigurojnë informacione shtesë dhe imazhe satelitore për të saktësuar lokacionin se ku mund të gjenden mbetjet mortore të personave për pagjetur nga Kosova.

“Për neve lokacioni i Shtavalit, lokacioni i Sijenicës mbetet rast i papërfunduar. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë informacione” – tha Gara.

“Gërmimet janë ndërprerë nga pala serbe. Ne presim dhe vazhdojmë me kërkesën që institucionet e Serbisë të vëmë më dispozicion informatat nga arkivat e tyre dhe ajo çka është e rëndësishme, ne presim edhe nga komuniteti ndërkombëtar që të sigurojmë informata plotësuese, imazhe plotësuese satelitore, mbi bazën e së cilave ne do të mund të saktësonim lokacionin”- tha ai.

Lajmet Gara: Presim që Serbia të jep informata plotësuese për të pagjeturit >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!