Ilarion bëhet lider i KOS-it në Kosovë, dikur ishte aktor e kitarist

Dikur aktor e kitarist në rock bend, e sot lider fetar.

Ky është rrugëtimi i njeriut që tani udhëheq me Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë.

Peshkopi Ilarion, ngarkua me këtë detyrë në ditën e fundit të seancës së majit të këshillit të Kishës Ortodokse Serbe.

Ai u bë murg në vitin 1996 në manastirin e Deçanit, ku u mor me pikturimin e ikonave. E në vitin 2013, u emërua igumen i Manastirit të Draganacit afër Gjilanit.

Ilarion i lindur si Rastko Lupuloviq më 15 prill 1974 në Beograd, kishte diplomuar për aktrim në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd. Në karrierën e tij si aktor është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Zoran Radmiloviq” dhënë nga Pozorja e Sterijës në Novi Sad.

E deri në vitin 1991, ishte kitarist i grupit punk rock KKN.

Përveç gjuhës amtare, ai flet edhe shqip, anglisht, italisht e frengjisht.

Ilarion pritet që me ceremoni ta marrë detyrën nga paraardhësi, peshkopi Teodosije.

Lajmet Ilarion bëhet lider i KOS-it në Kosovë, dikur ishte aktor e kitarist >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!