Konfirmohet një tjetër yll botëror që do të performojë në “Sunny Hill Festival”

Është konfirmuar një tjetër super artist që do të performojë në edicionin e sivjetmë të “Sunny Hill Festival”.

Bëhet fjalë artistin Diplo, i cili ka një karrierë të bujshme si DJ, kompozitor dhe producent këngësh.

Kjo është hera e parë që Diplo performon në Kosovë.

“Sunny Hill Festival do të jetë elektrik. Legjenda e zhanrit elektronik dhe dance Diplo. Si një artist i nominuar dhjetë herë për Grammy, Diplo është themelues i muzikës elektronik dance”, u bë e ditur në llogarinë zyrtare të “Sunny Hill” në Instagram.

“Sunny Hill Festival”, që do të zhvillohet në data 4, 5, 6 dhe 7 gusht./21Media

Lajmet Konfirmohet një tjetër yll botëror që do të performojë në “Sunny Hill Festival” >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!