Kurti e fton sërish Greqinë që ta njohë Pavarësinë e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, pati një adresim në debatin e Greek House.

Kurti duke folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë tha se takimet ndërmjet politikanëve të të dyja vendeve janë shpeshtuar kohën e fundit, ndërkohë që eksportet e Kosovës për në Greqi janë rritur për 160 për qind.

Afërsia gjeografike me Greqinë, por edhe kostoja e ulët e shpenzimeve krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian e bën Kosovën vend atraktiv për investime të kompanive greke, tha Kurti.

Ai përsëriti se Kosova shpreson që Greqia sa më shpejt ta njohë Pavarësinë e Kosovës, ashtu siç kanë bërë 22 shtete të Bashkimit Evropian.

Po ashtu shprehu besimin se Greqia mund të bëhet lidere në përshpejtimin e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE dhe në NATO.

Teksa dënoi sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse në Ukrainë, kryeministri kosovar foli për reagimin e menjëhershëm të Kosovës për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe ofrimin e ndihmës për Ukrainën, duke shprehur gatishmërinë për të pranuar 5000 refugjatë ukrainas dhe duke iu ofruar strehim dhe kushte pune 20 gazetarëve nga Ukraina.​

Lajmet Kurti e fton sërish Greqinë që ta njohë Pavarësinë e Kosovës >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!