Ndeshjet e kombëtares së Kosovës në Nations League nga qershori në Rahoveci.info dhe Art Motion

Rahoveci.info dhe Artmotion vijnë edhe me një risi.

Nga muaji qershor ndeshjet e kombëtarës së Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve (Nations League) do të transmetohen në Rahoveci.info dhe në kanalet sportive të platformës Artmotion.

“Dardanët” kampanjën e ndeshjeve në Nations League e nisin më 2 qershor si mysafir i Qipros.

Ndeshja nis nga ora 18:00.

Ekipi i Alain Giresse, tre ditë më vonë më 5 qershor do të luajë në “Fadil Vokrri” përball Greqisë nga ora 20:45.

Sërish në Prishtinë, më 9 qershor kombëtarja e Kosovës do të ketë punë me Irlandën e Veriutm prej orës 20:45.

E me kaq nuk mbarojnë ndeshjet e “Dardanëve”.

Tutje më 12 qershor “Verdhekaltërit” do të luajnë ndeshjen e kthimit kundër “helenëve”.

Kosova gjendet në grupin 2 të Ligës C të Nations League (Liga e Kombeve), me Irlandën e Veriut, Greqinë dhe Qipron.

Ndërkaq ndeshjet e tjera interesante të Ligës së Kombeve, do të transmetohen në kanalet sportive të Art Motion.

Lajmet Ndeshjet e kombëtares së Kosovës në Nations League nga qershori në Rahoveci.info dhe Art Motion >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!