Nga kampi i tifozëve holandez e pranojnë se nëse fiton Feyenoordi, Tirana nuk do të jetë e sigurt

Sonte në mbrëmje do të luhet finalja e madhe e Ligës së Konferencës në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku Roma dhe Feyenoord do të përballen midis tyre.

Kryeqyteti shqiptar është “pushtuar” nga tifozë të shumtë nga Italia dhe Holanda, të cilët kanë ardhur për të mbështetur ekipet e tyre.

Një pjesë e tifozëve holandezë janë akomoduar në hotelet në zonën e plazhit në Durrës.

Një tifoz i Feyenoordit u shpreh për “Euronews Albania”, se Tirana nuk do të jetë më e sigurt nëse skuadra e tyre fiton.

Ai tha se tifozëria do të festojë deri në orët e para të mëngjesit, madje do të kërkojnë që tifozët italianë të Romës të festojnë me ta.

“Pasi ne të fitojmë, Tirana nuk do të jetë më e sigurt. Ne do të festojmë deri në orët e para të mëngjesit. Do të gjejmë tifozët italianë, të festojmë me ta faktin që ne fituam. Të martën do të fluturojmë drejt Roterdamit, do të festojmë edhe atje. Ushqimi është shumë i mirë, njerëzit shumë miqësore. Do të kthehem sërish”, tha tifozi holandez.

Mbrëmjen e së martës u shënuan përleshjet e para midis tifozërive të Feyenoordit dhe Romës me forcat e policisë.

Nga incidentet e shkaktuara, kanë mbetur të plagosur 10 punonjës policie si dhe është dëmtuar një automjet i policisë.

Ndërsa, 60 shtetas nga grupet e tifozëve të të dyja skuadrave, janë shoqëruar në ambientet e policisë, nga të cilët 48 italianë dhe 12 holandezë. /Rahoveci info/

Lajmet Nga kampi i tifozëve holandez e pranojnë se nëse fiton Feyenoordi, Tirana nuk do të jetë e sigurt >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!