Premierliga e miraton blerjen e Chelseat

Premier League ka miratuar blerjen prej 4.25 miliardë funtesh të Chelseat nga konsorciumi i Todd Boehly.

Të gjithë anëtarët e mundshëm të bordit të klubit perëndimor të Londrës kanë kaluar tashmë testin e nevojshëm të pronarëve dhe drejtorëve.

Megjithatë, përfundimi i blerjes së Bluve duhet të miratohet ende nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, e cila duhet të lëshojë një licensë shitjeje.

Qeveria dëshiron të sigurojë që asnjë nga të ardhurat nuk do ti shkojë Abramovich, i cili u godit me sanksione pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë për lidhjet e tij të supozuara me Vladimir Putin.

Qeveria gjithashtu dëshiron të marrë garanci në lidhje me kredinë e tij prej 1.6 miliardë funte për klubin që zotëronte që nga viti 2003./Rahoveci info/

Lajmet Premierliga e miraton blerjen e Chelseat >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!