Sot do të protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë bërë të ditur se do të protestojnë para ndërtesës së qeverisë.

Në njoftimin e lëshuar nga ata thuhet se janë të indinjuar pasi janë neglizhuar nga ekzekutivi i vendit.

“Protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave tona e që janë Ligji për Lotarinë e Kosovës si dhe përmbushja e obligimeve, pagave për punëtorët tanë”.

“Kërkojmë praninë dhe ndihmën tuaj në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve tanë, të cilët për tri vite gjenden në gjendje të rënduar ekonomike dhe sociale”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.

Lajmet Sot do të protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!