11 foshnje të porsalindura vdesin pasi spitali kaplohet nga zjarri në Senegal

11 foshnja të porsalindura kanë vdekur, pasi zjarri përfshiu një pjesë të një spitali në Senegal.

Tre foshnja janë shpëtuar nga flakët, sipas kryebashkiakut.

Presidenti i Senegalit, Macky Sall, konfirmoi tragjedinë në një spital në qytetin Tivaouane, rreth.

“Sapo mësova me dhimbje dhe shqetësim vdekjen e 11 foshnjave të porsalindura në zjarrin që ndodhi në departamentin e neonatologjisë të spitalit Mame Abdou Aziz Sy Dabakh në Tivaouane. Për nënave dhe familjeve të tyre, u shpreh ngushëllimet më të thella”, shkroi Sall në Twitter.

Presidenti nuk dha detaje të mëtejshme rreth zjarrit, raporton Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Mediat lokale raportuan se spitali “Mame Abdou Aziz Sy Dabakh” ishte inauguruar së fundmi.

Tragjedia në Tivaouane vjen pas disa incidenteve të tjera në institucionet e shëndetit publik në Senegal, ku ka pabarazi të madhe mes zonave urbane dhe rurale në shërbimet e kujdesit shëndetësor.

Një incident i ngjashëm ndodhi në qytetin verior të Linguere në fund të prillit, kur një zjarr shpërtheu në një spital dhe katër foshnja të porsalindura u vranë.

Lajmet 11 foshnje të porsalindura vdesin pasi spitali kaplohet nga zjarri në Senegal >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!