Arrestohet për armëmbajtje pa leje dhe posedim të drogës

Policia në Ferizaj dje e ka arrestuar një person, pasi në veturën e tij gjatë kontrollit janë gjetur një armë pa leje dhe sasi e marihuanës.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është dërguar në stacion policore dhe është për 48 orë në mbajtje.

“Gjatë kontrollimit të personave dhe automjetit, tek njëri person me inicialet K.E ( M/K) i moshës 39 vjeçar, është gjetur një armë zjarri, pistoletë me një karikator dhe 7 fishek , ndërsa janë gjetur edhe sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë, një qese e vogël, një cigare e mbushur dhe një pako e letrave ( rizlla), ndërsa si provë materiale arma dhe substanca e narkotikëve janë sekuestruar”.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve , substancave psikotrope ose analoge & Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’”, thuhet në njoftim.

Lajmet Arrestohet për armëmbajtje pa leje dhe posedim të drogës >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!