Dy ushtarë rusë pranojnë fajësinë për krime lufte

Dy ushtarë rusë kanë pranuar fajësinë për krime lufte në gjyqin e dytë të tillë të konfliktit.

Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov pranuan se ishin pjesë e një njësie artilerie që qëlloi në objektiva në rajonin e Kharkiv nga rajoni Belgorod në Rusi, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Granatimet shkatërruan një institucion arsimor në qytetin e Derhachi, thanë prokurorët.

Ushtarët, të përshkruar si një shofer artilerie dhe një gjuajtës, u kapën pasi kaluan kufirin dhe vazhduan granatimet, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Një avokat mbrojtës tha se dyshja kishin ndjekur urdhrat dhe ishin penduar dhe kërkuan falje.

Prokurorët në gjyq kërkuan që ushtarët e kapur të dënohen me 12 vjet burg për shkelje të ligjeve të luftës.

Lajmet Dy ushtarë rusë pranojnë fajësinë për krime lufte >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!