Ish-kolonel Gashi: Kontributi i Kroacisë në luftën e Kosovës ishte i jashtëzakonshëm (VIDEO)

Në Rahovec po qëndron një grup i ish-luftëtarëve nga Kroacia, më saktësisht nga shoqata “Tigrat e Kroacisë”, të cilët erdhën për t’i vizituar miqtë e tyre me të cilët luftuan bashkë në luftën e fundit në Kosovë.

Ish-koloneli i UÇK-së Binak Gashi, që ka marrë pjesë edhe në luftën e Kroacisë, ka treguar se shumica e kosovarëve që kanë luftuar në Kroaci e kanë të rregulluar statusin e veteranëve në këtë vend.

“Për momentin në Kroaci e kemi statusin që është duke u rregulluar, derisa një pjesë e madhe e kanë statusin e veteranëve në Kroaci të rregulluar. Shoqata jonë po mundohet që ta shfrytëzojë përvojën e tyre për të mirën e veteranëve të Kosovës”.

Ai, në “Info Magazine” të Klan Kosovës, foli edhe për dallimet mes luftës së Kosovës dhe asaj të Kroacisë derisa ka qenë pjesëmarrës i të dyja luftërave ballkanike.

“Dallimi është shumë i madh, për arsye se UÇK-ja ka pasë shumë vështirësi. Kufiri shqiptaro-shqiptar i cili ka qenë kufi i hekurt dhe furnizimi me municion dhe logjistika ka qenë e vështirë të funksionojë, derisa në Kroaci ka qenë pak më e lehtë për shkak të furnizimit që është bërë më trena, kamionë dhe vija të ndryshme. Motivimi për ne shqiptarët, të dyja luftërat, ka qenë i njëjtë, sepse e kemi pasë moton që ‘kudo që jemi në luftë ta kemi një serb më pak’”.

Ish-koloneli Gashi thotë se kontributi i Kroacisë në luftën e UÇK-së ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Kroacia ka qenë një nga shtetet që ka pasë kontribut të jashtëzakonshëm, sepse ka dhënë njerëz që kanë pasë përvojë luftarake në luftën atdhetare të Kroacisë të cilën përvojë e kanë dhënë edhe në luftën e Kosovës”.

Gashi është shprehur i pakënaqur me trajtimin e veteranëve të luftës së UÇK-së nga ana e institucioneve shtetërore.

“Jam shumë i indinjuar që Parlamenti i Kosovës, të cilin kemi luftuar ta bëjmë, nuk i mbron vlerat e UÇK-së. Nuk dua të futem në akuzat e rënda që janë bërë në Parlament ndaj ish-liderëve të UÇK-së, por nuk jam i kënaqur me arritjet e Kosovës. Besoj që jemi i vetmi vend në botë që s’i kemi të ruajtura me ligj vlerat e UÇK-së”.

Lajmet Ish-kolonel Gashi: Kontributi i Kroacisë në luftën e Kosovës ishte i jashtëzakonshëm (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!