Opozita kërkon votimin për Trust, Murati flet për asistencat sociale (VIDEO)

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës shpërndanë pankarta në seancën e së mërkurës në Kuvend, që u bëjnë thirrje deputetëve ta votojnë projektligjin që mundëson tërheqjen e 30% nga kursimet pensionale.

Këto mesazhe i thanë edhe gjatë fjalimeve.

Por këta nuk po e bindin qeverinë që është kundër prekjes së Trustit. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, shtresat e varfra nuk përfitojnë nga kjo masë, njofton Rahoveci.info.

Ky u tha opozitarëve se nuk i përkrahën nismat që u ndihmojnë qytetarëve që kanë nevojë, siç është paga minimale dhe marrëveshja ndërkombëtare që zgjeron skemat sociale.

Për të njëjtat masa, ministri u përball me akuza nga Abelard Tahiri i PDK-së, i cili tha se nuk e lejojnë ministrin ta rrisë i vetëm pagën minimale, pa pëlqimin e partnerëve socialë.

Ndërsa Avdullah Hoti i LDK-së ia komentoi sjelljet Muratit, duke i thënë se mungesa e rezultateve e ka bërë atë arrogant.

Këto diskutime ishin jashtë rendit të ditës. Kurse për pikat e parapara për seancën e së mërkurës nuk pati kuorum, pasi në sallë, pas pauzës erdhën vetëm 53 deputetë.

 

Lajmet Opozita kërkon votimin për Trust, Murati flet për asistencat sociale (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!