Putin: Rusia e gatshme të ndihmojë me krizën ushqimore, nëse Perëndimi heq sanksionet

Moska është e gatshme të japë një “kontribut të rëndësishëm” për të shmangur krizën globale ushqimore nëse Perëndimi heq sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës.

Këtë e ka thënë presidenti rus, Vladimir Putin në një bisedë telefonike me kryeministrin e Italisë Mario Draghi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Putin foli gjithashtu për hapat e ndërmarra për të garantuar sigurinë e lundrimit, duke përfshirë hapjen e përditshme të korridoreve humanitare për daljen e anijeve civile nga portet e Azov dhe Detit të Zi, të cilat pengohen nga pala ukrainase.

Fermerët ukrainas kanë 20 milionë tonë drithë që nuk mund t’i arrijnë në tregjet ndërkombëtare dhe një korrje e re është gati të fillojë. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e ka përshkruar më parë si “shantazh” ofertën e Rusisë për të hequr bllokadën e porteve të Detit të Zi ukrainas, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Lajmet Putin: Rusia e gatshme të ndihmojë me krizën ushqimore, nëse Perëndimi heq sanksionet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!