Sekretarja e Jashtme britanike nesër në Bosnje: Duhet të sigurohemi që Putin të dalë humbës nga lufta

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss do të jetë për vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë nesër.

Siç shkruan CNN, Truss në fjalimin drejtuar Forcave të Armatosura të Bosnjes do t’i nxisë partnerët perëndimorë të Mbretërisë së Bashkuar që presidenti rus, Vladimir Putin, të dalë humbës nga lufta në Ukrainë.

“Agresioni i Rusisë nuk mund të zbutet. Duhet të përballet me forcë. Ne duhet të jemi të pamëshirshëm për të siguruar që Ukraina do të fitojë përmes ndihmës ushtarake dhe sanksioneve”, ka thënë Truss, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet Sekretarja e Jashtme britanike nesër në Bosnje: Duhet të sigurohemi që Putin të dalë humbës nga lufta >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!