Vazhdon aksioni “Brezovica”, arrestohen katër persona në Ferizaj

Katër persona janë arrestuar sot në Ferizaj, në vazhdën e arrestimeve lidhur me aksionin “Brezovica”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj sot ka bastisur 6 lokacione të ndryshme, me ç’rast janë arrestuar 4 persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.

Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa gjatë kontrollit në objekte janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë, revole, telefon celuar, laptop dhe dokumente të ndryshme.

“Personat e arrestuar me inicialet Xh.B., I.F., Xh.Sh., dhe B.P., janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 paragrafi 1 të KRPK-së dhe “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë, përcjell Klankosova.tv.

 

Lajmet Vazhdon aksioni “Brezovica”, arrestohen katër persona në Ferizaj >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!