Ylli e mposhti Trepçën edhe në ndeshjen e dytë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Trepçës në udhëtim 46:60 (6:22, 12:17, 15:11, 13:10).

Tani Ylli avancon 2-0 në serinë finale dhe është afër mbrojtjes së titullit të kampionit.

Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët me një seri prej 1:11, e më vonë duke e ngritur epërsinë në 3:19, ndërsa çerekun e parë e fituan me shifrat 6:22.

Periudha e dytë ishte më e barabartë, ku mitrovicasit ngushtojnë shifrat në 16:27, por therandasit sërish shkëputen, duke shkuar në pushim me rezultat 18:39.

Vendasit tentuan të ngushtojnë shifrat në periodën e tretë, ku afruan rezultatin në 29:42, megjithatë kampionët arritën të menaxhojnë lojën dhe nuk lejuan shkrirjen e mëtutjeshme të rezultatit, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 33:50.

‘Xehetarët’ tentuan të përmbysjen e madhe në dhjetë minutat e fundit, por nuk ia arritën qëllimit dhe Ylli fitoi edhe finalen e dytë me rezultat 46:60.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet të dielën në Suharekë. Skuadra që shënon tre fitore do të shpallet kampion i Kosovës./Rahoveci info/

Lajmet Ylli e mposhti Trepçën edhe në ndeshjen e dytë >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!