Zjarrfikësi i Gjakovës lëndohet pasi u fundos në grumbullin e mbeturinave në flakë (VIDEO)

Një zjarrfikës i Gjakovës është lënduar derisa bashkë me kolegët e tij të tjerë ishin duke tentuar që ta shuanin zjarrin në deponinë e mbeturinave “Ali Ibra”.

Këtë e kanë bërë të ditur për Klankosova.tv nga Brigada e Zjarrfikësve të Gjakovës të cilët kanë treguar se deri te lëndimi ka ardhur pasi kolegu i tyre është fundosur aksidentalisht në grumbullin e ndezur të mbeturinave duke tentuar të fikë zjarrin.

Ky zjarrfikës për fat të mirë ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Ekipet tona edhe gjatë tërë ditës së sotme kanë tentuar vazhdimisht, me të gjitha mundësitë, që i kishin në dispozicion që të shuajnë zjarrin në deponinë e mbeturinave “Ali Ibra” duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre!!!”, kanë thënë nga Brigada e Zjarrfikësve të Gjakovës.

 

Lajmet Zjarrfikësi i Gjakovës lëndohet pasi u fundos në grumbullin e mbeturinave në flakë (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!