Bën “vaki” edhe kjo, nusja e vjehrra në Rahovec përplasen shkaku i xhelozisë

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në rrugën “Dalip Behra” të Rahovecit, gjatë ditës së djeshme.

Sinjali mëson se këtë herë në rast janë përfshirë nusja dhe vjehrra, pasi kjo e fundit e denoncoi gruan e djalit për dhunën dhe presionin që sipas saj ajo ia ka shkaktuar.

E dyshuara E.T., 41-vjeçare po akuzohet nga vjehrra se i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike, për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kanë pasur më herët, motiv i të cilave dyshohet të jetë xhelozia në familje.

Përballë kësaj situate, vjehrra 76-vjeçare ka vendosur që zgjidhja më e mirë është që të kërkohet ndihmë nga Policia, duke e raportuar nusen.

Policia është vënë në veprim dhe ka intervistuar dy palët e palët e përfshira në rast, të cilat fillimisht kanë marrë trajtim mjekësor në spital dhe më pas me urdhër të prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarës E.T., është iniciuar rasti për dhunë në familje.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!