Bie rrjeti social Instagram, përdoruesit nuk po mund të kyçen në llogarinë e tyre

Nëse në këto momente nuk po mundni të hyni në “Instagram”, atëherë ju sqarojmë se nuk e ka fajin as interneti apo telefoni juaj.

Përdorues të shumtë kanë shkruar në rrjetin social “Twitter” set nuk po munden të kyçen në llogarinë personale të tyre, e as t’i rifreskojnë të dhënat.

DownDetector konfirmon se raporte të shumta për shërbimin që nuk funksionon kanë ardhur që nga ora 9:45 e mëngjesit të së mërkurës. Që nga momenti i shkrimit të kësaj historie, çështja duket se vazhdon pasi numri i raportimeve është rritur që atëherë.

Nëse tentoni të kyçeni në profilin tuaj atëherë në pjesën e sipërme do të lexoni mesazhin: “Error”. /Rahoveci.INFO/

Lajmet Bie rrjeti social Instagram, përdoruesit nuk po mund të kyçen në llogarinë e tyre >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!