Imami i xhamisë në Tërnoc ftoi xhematin të votojnë për Shaip Kamberin (VIDEO)

Tërnoci i Bujanocit, për herë të tretë, votoi.

Për të dalë sa më shumë në votime bëri thirrje edhe imami i xhamisë i cili, gjatë faljes së xhumasë, tha se duhet të dalin për të votuar 100% e popullsisë.

Por në proces, sipas kandidatit të vetëm shqiptar për deputet Shaip Kamberi, ka ndërhyrë partia e Ivica Daçiqit përmes komisionerëve të cilët kanë bërë presion.

Ai tha se ky presion ka qëllime që mund ta dëmtojnë komunitetin shqiptar në periudhë afatgjate.

Komisionerët shqiptarë e shohin të çuditshëm faktin se në kohën kur kishte votues, brenda shkollës ishin edhe nxënësit.

Janë të paktën 610 vota që Shaip Kamberit i duhet t’i marrë për t’u ribërë deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë.

Lajmet Imami i xhamisë në Tërnoc ftoi xhematin të votojnë për Shaip Kamberin (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!