Kurti: Kosova rreshtohet me vlerat demokratike dhe është partner i besueshëm i miqve të saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim oficerë të lartë që ndjekin Kolegjin Mbretëror për Studime të Mbrojtjes, Royal College of Defence Studies (RCDS) të Akademisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Kosova rreshtohet me demokracitë dhe vlerat demokratike dhe është partner i besueshëm i miqve të saj që ndajnë të njëjtat vlera, tha kryeministri.

Siç thuhet në një komunikatë për media, Kurti shtoi se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për forcimin e marrëdhënieve me shtetet mike e partnere, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Bashkimin Evropian e NATO-n, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.Ai theksoi synimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s, ndërsa veçoi rritjen e buxhetit për mbrojtje për 52 për qind.

Lidhur me situatën e sigurisë në rajon, pas agresionit dhe invazionit të Rusisë në Ukrainë, kryeministri tha se Kosova është e përkushtuar për stabilitet dhe siguri.

Duke theksuar se zhvillimi ekonomik dhe siguria shkojnë paralelisht, kryeministri foli për luftën kundër korrupsionit dhe transparencën e Qeverisë në të gjitha proceset, me theks të veçantë në shpenzimin e fondeve publike dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Ai theksoi angazhimin e Qeverisë për të tërhequr më shumë investime të huaja direkte, për zhvillim më të hovshëm socio-ekonomik.

Në takim ishin të pranishëm edhe Zëvendës Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jacob Webber, Atasheu i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nënkolonel Matthew Walker, si dhe kolonel Ejup Maqedonci.

 

Lajmet Kurti: Kosova rreshtohet me vlerat demokratike dhe është partner i besueshëm i miqve të saj >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!