Kurti, Osmani dhe Konjufca flasin për Vetingun me ambasadorët e Quintit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë për të diskutuar rreth procesit të vetingut dhe rëndësinë për forcimin e sundimit të ligjit.

Në takim është diskutuar bashkërendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës me shtetet e QUINT-it dhe BE-së rreth procesit të vetingut në Kosovë, thuhet në një komunikatë për media.

Liderët instititucionalë përcollën mesazhe mbi rëndësinë e patjetërsueshme dhe  jetike për ndërtim të një sistemi të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vetingut, për të garantuar sistem të drejtësisë me integritet të lartë, profesionalizëm dhe efikasistet, i cili i përgjigjet nevojave të qytetarëve për drejtësi, thuhet tutje.

Gjithashtu, ata përsëritën përkushtimin e institucioneve të Kosovës që ky proces të ndërtohet dhe zbatohet duke i respektuar standardet më të larta evropiane, të cilat garantojnë pavarësinë, efikasitetin dhe efektivitetin e institucioneve të drejtësisë, dhe për të cilat Kosova ka kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias.

 

Lajmet Kurti, Osmani dhe Konjufca flasin për Vetingun me ambasadorët e Quintit >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!