Murati: Pata paralajmëruar që tërheqja nga Trusti do të përdoret nga secili politikan matrapaz

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se është argumentuar shumë herë se pse s’duhet lejuar tërheqja e parave nga Trusti Pensional i Kosovës.

Murati i ka quajtur matrapaz, politikanët, të cilët sipas tij po e përdorin këtë mundësi.

“Argumentet ekonomike dhe racionale janë dhënë se pse ajo është një gjë e keqe tashmë. Gjë për të cilën pata paralajmëruar qysh edhe herën e parë kur pat ndodhë”-tha Murati.

Ai në një intervistë në T7 theksoi se edhe më 2020 ka qenë kundër tërheqjes së parave nga Trusti dhe për këtë ka dhënë arsyet.

“Nëse lejohet tërheqja një herë shkakton precedent të rrezikshëm që pastaj secili matrapaz politikan mundet me u çu e me kërku e me premtu madje edhe në fushatë zgjedhore, me thënë se kemi me leju 30 për qind e 50 për qind e shumave të tjera, edhe kësisoj shkatërrohet institucioni” – theksoi ai.

“Shkatërrohet një fond i cili e ka për detyrë me siguru të ardhmen, pleqërinë e secilit kontribuues”.

 

Lajmet Murati: Pata paralajmëruar që tërheqja nga Trusti do të përdoret nga secili politikan matrapaz >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!