Putin e Lavrov thonë se Perëndimi s’mund t’i bëjë gjë Rusisë (VIDEO)

Përpjekjet për t’i shpëtuar të plagosurit në gjendje të rëndë, ishin të pandërprera, ndërsa nëntë të vdekurit nga sulmi me predha në një stacion metroje në Kharkiv, u lanë në vend.

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, tha se në mesin e të gjithë këtyre civilëve të vrarë, ka edhe një fëmijë 5 muajsh, ndërsa një vajzë 9 vjeçe është plagosur.

Ky, sikur edhe përfaqësues të Perëndimit, akuzuan Moskën për këtë akt, ndërsa përfaqësues të kësaj të fundit u mbrojtën duke thënë se po ndodh e kundërta, pasi të gjithë i kanë shpallur luftë Rusisë.

“Perëndimi na ka shpallur luftë totale, gjithë botës ruse – askush nuk e fsheh tani. Vetë kultura e anulimit të Rusisë dhe gjithçka që lidhet me vendin tonë, tashmë është bërë absurde. Çajkovski, Dostojevski, Tolstoi, Pushkini janë të përndjekur”, tha  Sergej Lavro, ministri i Jashtëm rus.

Edhe presidenti në Kremlin, tha se Perëndimi po do ta izolojë në tërësi Rusinë, por deklaroi se kështu nuk do të ndodhë.

“Ata duan të na ndrydhin e të na shtrydhin neve, por në botën moderne kjo është thjesht e pamundur dhe joreale. Nëse ne nuk duam ta ndajmë e izolojmë veten nga bota, me ndonjë lloj muri, atëherë kurrkush nuk mund ta ndajë e bllokojë një vend të madh si Rusia”, deklaroi presidenti rus, Vlademir Putin.

Putin tha se të gjithë që veprojnë kështu, do ta dëmtojnë veten më shumë se Rusinë, pasi kjo, bashkë me partnerët e vetë nga Komuniteti Ekonomik Euro-aziatik do të mbijetojnë pa ndonjë problem të madh.

Lajmet Putin e Lavrov thonë se Perëndimi s’mund t’i bëjë gjë Rusisë (VIDEO) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!