ShBA mbështet anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s

Ambasadorja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith, ka thënë se Shtetet e Bashkuara e mbështesin planin e Kosovës për t’iu bashkuar programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin e Kosovës në organizatat dhe institucionet evropiane apo euroatlantike. Ne besojmë se vendet duhet të kenë të drejtën të përcaktojnë bashkimin dhe anëtarësimin e tyre. Sigurisht që do të mbështesim lëvizjen e Kosovës drejt programit Partneriteti për Paqe”, tha Smith për Kosovën.

Kohët e fundit, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shkruan Exit.al, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur edhe dëshirën e vendit për t’iu bashkuar Partneritetit për Paqe, një program i NATO-s për bashkëpunim me vendet joanëtare në Evropë.

Megjithatë, Smith theksoi se të gjitha vendimet e NATO-s duhet të jenë unanime.

“Gjithçka që ndodh këtu në aleancën e NATO-s ndodh me konsensus…ku të 30 shtetet duhet të bien dakord për të. Pra, ky do të jetë një vendim që do të duhet të merret me konsensus nëse Kosova vendos të përpiqet të shkojë drejt Partneritetit për Paqe”, ka thënë ajo.

“Ne të gjithë jemi shumë të shqetësuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Pra, ShBA-të do ta mbështesin Kosovën në vendosmërinë dhe përpjekjet e saj drejt Partneritetit për Paqe”, u shpreh Smith.

Lajmet ShBA mbështet anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!