Ibrahimi kritikon qëndrimin e Kurtit në ShBA, thotë se s’po i merr seriozisht problemet në vend (VIDEO)

Opinionisti Ilir Ibrahimi e ka kritikuar qëndrimin 20 ditor të kryeministrit Albin Kurti në ShBA.

Ai tha se shefi i qeverisë kosovare nuk është dashur t’ia krijojë vetes këtë luks në krizën më të madhe ekonomike dhe kolapsin energjetik, si dhe në kohën kur në vend kishte greva dhe protesta.

Ibrahimi vlerëson se qëndrimi prej 20 ditësh tregon se kryeministri nuk po i merr seriozisht këto probleme në vend.

Këto deklarata ai i bëri në emisionin “News Talk” me Dafina Latën në Rahoveci.info FM.

Ndërsa për deklaratën e kryeministrit Kurti “Ju kam thënë se teksa pyesni se kur po shkon në Amerikë, do të pyesni se kur po kthehesh”, Ibrahimi tha që kjo deklaratë është thënë me krenari.

“Më vjen keq për këtë deklaratë të kryeministrit, pasi edhe për tri ditë kishte me kry punë të mëdha atje”, tha ai.

Lajmet Ibrahimi kritikon qëndrimin e Kurtit në ShBA, thotë se s’po i merr seriozisht problemet në vend (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!