Pacolli shpreh ngushëllime për vdekjen e Nishanit: Do t’i mungojë përgjithmonë kombit

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, duke thënë se atë do të kujton si njeri me integritet të lartë.

“Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mikut tim shumë të afërt, Ish-Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani. Atë do ta kujtoj gjithmonë si njeri i urtë, i respektuar dhe me integritet të lartë. I bindur që do ti mungojë përgjithmonë kombit. Shprehi ngushëllimet e mia familjes Nishani dhe çdo shqiptarit, kudo!”, ka shkruar Pacolli në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

 

Lajmet Pacolli shpreh ngushëllime për vdekjen e Nishanit: Do t’i mungojë përgjithmonë kombit >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!