Vritet 30 vjeçari në Ferizaj, polici plagos të dyshuarin që u gjet në vend të ngjarjes me armë në dorë

Një 30 vjeçar në Ferizaj dyshohet se, mbrëmë pas mesnatës, e ka vrarë një bashkëmoshatar të tij që vdiq në vendin e ngjarjes.

Në ndërkohë i dyshuari është plagosur afër vendit të ngjarjes, në rrugën “Rexhep Bislimi”, nga një polic pasi i njëjti ishte drejtuar me armë në dorë kah policët.

Njësia e policisë, me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare kishin vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kishin filluar fillimisht me urdhra verbalë “ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhrat e policisë.

I dyshuari me pistoletë në dorë dyshohet që në një moment i ishte kthyer zyrtarëve policorë dhe njëri zyrtar policor për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth e përdor armën e zjarrit zyrtare, me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit.

I dyshuari është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, derisa më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore, sipas mjekëve, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri (pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja.

Gjithashtu me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.

Lajmet Vritet 30 vjeçari në Ferizaj, polici plagos të dyshuarin që u gjet në vend të ngjarjes me armë në dorë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!