Finalja në “Stade de France” mbyllet me një gol, Real Madridi shpallet kampion i Evropës

Real Madridi ka dëshmuar edhe njëherë se është “mbreti” i futbollit evropian duke e fituar edhe një trofe të Ligës së Kampionëve.

Në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve, Real Madridi ishte kundërshtari i sontëm i Liverpoolit.

Ndeshja e zhvilluar në “Stade de France”, në Paris, i takoi madrilenëve me rezultat 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për madrilenët e shënoi Vinicius Junior në minutën e 59-të të ndeshjes.

Liverpooli kishte më shumë raste se madrilenët sonte, por fati ishte me skuadrën e Carlo Ancelottit.

Poashtu, vlen të ceket edhe paraqitja mbresëlënëse e portierit të Real Madridit, Thibaut Courtois i cili ishte brilant sonte.

Ndryshe, ky është trofeu i 14-t i Real Madridit në kompeticionin më të madh evropian për klube, Liga e Kampionëve./Rahoveci info/

 

Lajmet Finalja në “Stade de France” mbyllet me një gol, Real Madridi shpallet kampion i Evropës >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!