Gucati nga Haga letër për vdekjen e babait të tij: Pusho në amshim larg çdo padrejtësie

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka shkruar një letër me rastin e vdekjes së babait të tij, Avdullah Gucati, i cili u varros të shtunën, pa praninë e të birit, në fshatin Morinë të  Skenderajt.

Letrën e ka publikuar në Facebook djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati, përcjell Klankosova.tv.

“Letër nga Hysi me rastin e vdekjes së Gjyshit”, ka shkruar ai.

Më poshtë mund të lexoni letrën e Hysni Gucatit, dedikuar babait të ndjerë:

Babë sot nuk i paske prit shokët si çdo herë tjetër

Me thanë që portreti ytë i priti të dera,

të ajo derë e shpisë që s’diti kurrë me u mbyll

Që edhe kur kulluan gjak plagët bashkë i kemi ndrydhë,

Unë plagët e tua e ti plagët e mia

Duke qesh  me thojshe kështu bir e don liria

Shumë herë Shokve  ni fjalë jau ke thanë

Ta kisha plumbin që ka Hysi në trup

Kurrë nuk e  kisha larguar, kujtim të lirisë e kisha lanë

Eh ta kisha ditë që ky plumb nuk me dha aq dhimbje

Sa dhimbje me dha lajmi që nuk më paske prit

Të kisha shok lufte, shok shpirti e shok lirie

Pusho Babë në amshim larg çdo padrejtësie.

29.05.2022.

Lajmet Gucati nga Haga letër për vdekjen e babait të tij: Pusho në amshim larg çdo padrejtësie >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!