Komuna zotohet t’i heqë grafitet pashije nga Shtëpia e Kulturës (VIDEO)

Qendra e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, është mbushur me grafite të ndryshme në muret e jashtme.
Kështu, gjendja aktuale e objektit nuk u pëlqen qytetarëve.
Mirëpo, tek në vitin e ardhshëm, Komuna e Lipjanit planifikon të nisë punimet në ndërtimin e objektit të ri.
“Shtëpia e Kulturës “Tahir Syla” është e paraparë të rrënohet dhe të ndërtohet e re, që plotëson nevojat e qytetarëve për aktivitete atraktive dhe kulturore”, deklaroi Hyrë Bytyçi, zëdhënëse e Komunës së Lipjanit.
Një asamblist opozitar në këtë komunë nuk po pajtohet me rrënimin e objektit të vjetër.
“Ideja jonë ka qenë që kjo të restaurohet, pra të mos shkatërrohet e të ndërtohet i ri edhe për shkak të një identiteti kështu si objekt që e ka”, tha Alban Salihu, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan.
Aktualisht objekti shfrytëzohet nga grupi i atletikës, si dhe për organizime të ndryshme kulturo-artistike.
Lajmet Komuna zotohet t’i heqë grafitet pashije nga Shtëpia e Kulturës (VIDEO) >> Rahoveci.info.